Moti i keq prej ditësh ka mbërthyer vendin dhe shumë qarqe janë nën pushtetin e ujit dhe dëborës.
Banorët e Njësisë Administrative Zall-Dardhë në Bashkinë e Dibrës kanë ditë që janë pa ujë të pijshëm. Me uljen e ndjeshme të temperaturave, rrjeti i ujësjellësit nuk ka funksionuar.
Banorët thonë se kanë njoftuar të gjitha autoritetet vendore dhe ato qëndrore që të marrin masa.
Situatë problematike paraqitet edhe me rrugët e fshatrave të kësaj njësie administrative pasi ka prezencë të madhe të akullit kudo dhe të dëborës që shkon deri në rreth 20 cm.