Kitaristi i njohur Bledar Sejko feston sot 50 vjetorin e lindjes. Një mesazh të veçantë urimi atij i ka bërë e motra, Teuta Sejko.
“GEZUAR ditelindjen vellacko! Plot 50 vjec sot!Ishte mengjes,oren nuk e kujtoj, isha vetem 9 vjec kur erdhe ne jete! Ishe per ne si nje ” loder”! U rrite me vemendjen me te madhe nga te gjithe ne,mezi prisnim kush e kush te te vinte ne gjume,duke te kenduar kenge,e keshtu flije ne krahet e dikujt! A ishte valle kjo qe zgjoi tek ty dashurine,pasionin e talentin per muziken?
Ndoshta…une e them me bindje qe po! Ne ate familje gjithmone kendohej,dashuruar marrezisht me muziken!Do te doja te isha atje me ty,te festonim kete 50 vjetor te lindjes tende,dhe 41 vjet qe ben pjese ne jeten time!Por deshira e mundesia nuk puqen bashke!!!!U BEFSH 100 vjec BLEDI!Pac Zotin ne krah qe te te jape shendet,mbaresi,miresi paqe e lumturi ne jete!!!Cdo dite e jetes tende qofte dhe e gezofsh si nje ditelindje!T.V.B vellacko”, shkruan Teuta Sejko. Ajo ndan dhe një foto të Bledi Sejkos kur ka qenë fëmijë.