Franca ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa që nga 1 shtator dhe janë fu tur në karantinë për shkak të virusit Covid-19.
Sipas një deklarate të ministrit të arsimit Jean-Michel Blanquer në 15 ditë janë identifikuar 1200 nxënës dhe studentë të infektuar nga koronavirusi.
Ministri theksoi faktin se 81 shkolla përfaqësojnë vetëm 0.13% të shkollave totale në vend, një numër minimal krahasuar me 60 mijë institucionet që mbeten të hapura.
Gjatë fundjavës Franca ka regjistruar rreth 10,000 raste të reja virusi, shifër goxha e lartë që nga fillimi i pandemisë.