Lajme

Mbyllet ambasada shqiptare në Itali prej Covid-19, ja çfarë do të ndodhë tani

Ambasada Shqiptare në Itali ka njoftuar se ditën e enjte do të mbyllet zyra konsullore në Romë për shkak të një identifikimi të një pjesëtari stafi me Covid-19.

Reagon ambasada shqiptare në Itali

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se janë në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për të gjitha stafin si dhe njoftimi për rihapjen e shërbimeve do të bëhët brenda ditës së neserme (14.10.2020).

Njoftimi:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj.

Ambasada shqiptare në Itali: Deri tani, asnjë shtetas shqiptar i prekur me koronavirus – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top