Rozë

”Më bindi burri të merrja mjekim”/ Gazetarja shqiptare rrëfen si mësoi që ishte me sëmundje të keqe: Nuk doja veten

Gazetarja, shumë e dashur për publikun, Rezarta Reçi ka folur për përballjen e saj me sëmundjen e rëndë nga e cila vuan. Ajo zbuloi se lajmin e përjetuan më keq familjarët e saj dhe të afërmit pasi ajo vetë e kishte kuptuar që kur i ishte shfaqur sëmundja, por kishte zgjedhur të heshtte dhe të mos kurohej duke e lënë jetën në duart e sëmundjes.

“Nuk doja të jetoja, nuk e konceptoja dot vetëm të sëmur, me k imio dhe në shtrat”, tregon gazetarja ne “Dola te Ola”.

As sëmundja dhe as mospranimi i kurimit nuk u prit mirë nga familjarët e gazetares dhe ka qenë pikërisht bashkëshorti i saj ai që e ka bindur që ajo të ndryshonte vendim.

“Mbaja derën hapur vajzës dhe mbesave, po ike ti do të iki dhe unë me ty”, ishin fjalët e tij që bën Rezartën të reflektonte.

Rezarta Reçi tregoi se nuk e mendonte dot veten të mos ngrihej nga krevati dhe ndau në program një nga bisedat e saj me doktorin, i cili i kishte thënë, “Jo vetëm do të ngrihesh nga krevati, por edhe do të kthehesh në radio”, gjë që ajo zbuloi se kishte ndodhur në tetor të këtij viti, “Jam rikthyer në radio, është një dashuri”.

MË TË LEXUARAT

To Top