Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, në një intervistë për Vizion Plus, shprehet se opozita e bashkuar do të fitojë 104 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, aq sa ka pasur mazhoranca në 1997.
Kryemadhi shprehet se propozimi i opozitës është për lista të hapura 100% dhe për funksionimin e rregullave të lojës në një vend demokratik.
“Maksimizimi i votës së opozitës është në të gjitha variantet. Është e lexuar, e kontrolluar, e dakordësuar, e rakorduar, e numëruar, e përllogaritur. Pra është çdo gjë dhe nuk ka asnjë lloj shpëtimi.
Kodi aktual që kemi është një mundësi dhe rezultati më i mirë që mund të marrë rilindja është me kodin aktual. Çdo ndryshim tjetër i sistemit me koalicione apo pa koalicione, me lista të hapura apo me lista të mbyllura, në rastin më të mirë do të ketë 40 deputetë, në rastin më të mirë”, thekson Kryemadhi.