Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë nisur pushimet së bashku me dy fëmijët e tyre, Ameli e Duam.
Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij një foto të ëmbël familjare, ku shfaqet shumë i lumtur krah Miriam Canit dhe dy vogëlushëve në pishinë.
“Esenca e jetës ”– shkroi Alban Skënderaj në përshkrimin e imazhit, duke treguar se familja e tij është gjithçka për të.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.
Ata janë në një marrëdhënie prej shumë vitesh dhe duket se koha nuk e ka zbehur dashurinë e tyre.