Lajme

Më e madhja nga pesë motrat dhe ka punuar një jetë të tërë mësuese/ Kjo është jeta e gruas së dytë të Biden, ajo ka bërë…

Jill Jacobs lindi në qershor 1951 në shtetin amerikan të New Jersey. Ajo ishte më e madhja nga pesë motrat, ajo u rrit në periferi të Filadelfias, Willow Grove. Para se të martohej me Joe, ajo ishte martuar me ish-futbollistin Bill Stevenson.

Biden and wife on his decision not to run - CBS News

Ndërsa Joe sapo kishte humbur gruan e tij të parë dhe vajzën e tij 1- vjeçare në një ak sident automobilistik në vitin 1972.

Kandidati demokrat Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, ndërsa bashkëshortja e tij Jill do të jetë Zonja e Parë. Ajo ishte duke dhënë mësim në vitet 1990, kur ai që do të bëhej bashkëshorti i saj, u emërua për herë të parë zyrtarisht kandidat për president.

Në një intervistë për Vouge ajo tregoi: Ai ishte nëntë vjet më i madh se unë! Kur dolëm për herë të parë në takim shkuan të shihnim një film, dhe që aty nuk u ndamë më. Por megjithatë ajo shtoi se e kishte detyruar Joe që ta propozonte 5 herë për martesë derisa ajo të pranonte. “Nuk mund të bëja që ata [fëmijët e Joe] të humbnin një nënë tjetër. Kështu që unë duhej të isha 100% e sigurt,”- shpjegoi ajo.

Biden, 69, ka kaluar dekada duke punuar si mësuese. Ajo ka një diplomë bachelor, ajo ka dy diploma master, dhe një doktoraturë arsimi nga Universiteti i Delaëare në 2007. Para se të lëvizte në Uashington, DC, ajo jepte mësim në një kolegj komuniteti, në një shkollë të mesme publike dhe në një spital psikiatrik për adoleshentë. Ndërsa burri i saj shërbente si zv.president, Biden ishte profesoreshë e anglishtes në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias së Veriut

“Mësimdhënia nuk është ajo që bëj unë. Është ajo ç’ka jam,“-shkroi ajo në Tëitter në gusht. Zonja Biden më parë mbante titullin e Zonjës së Dytë dhe gjatë kësaj periudhe, ajo botoi një libër për fëmijë të quajtur “Mos Harro, Zoti i bekoftë trupat tanë” bazuar në përvojën e mbesës së saj, e cila është rritur në një familje me ush tarë. Ajo ka qenë një mbështetëse e flaktë gjatë fushatës së bashkëshortit të saj, duke mbledhur dhe fonde për të.

Jill Biden: 'You may like another candidate better' but husband is most 'electable'

Jill Biden Steps Onto Stage As a Potential First Lady | Time

MË TË LEXUARAT

To Top