Rozë

Më e sinqerta dhe më e qeta e shtëpisë? Ja përse Beniada po përflitet si fituesja e ‘Big Brother’

Gjatë mbrëmjes së djeshme në një bisedë me Beniadën, këngëtarja Big Mama ka shprehur mendimin e saj në lidhje me të duke thënë se ajo është njeriu më i sinqertë në shtëpi.

“E kam thënë edhe prapë e them se njeriu më i sinqertë në këtë shtëpi je ti, njeriu më i drejtëpërdrejtë. Ke qenë e para ajo që ma ka dhënë atë energjinë edhe intuita ime nuk më gënjen kurrë”,-i tha Big Mama.

Një skenë me Beniadën nuk ka si të mos kthehet në një skenë për të qeshur. E para nga e folura e saj e thyer me Italishten por edhe nga zgjuarsia e saj.

“Me të qeshur, me të ngjeshur” i thotë populli një fjale të urtë, cilësi që Beniada e ka në gjak. Shikoni sa bukur “mbron” veten pa fyer dhe pa ofenduar bashkëbiseduesin, në këtë rast Donaldin, i cili i thotë të mos prekë asgjë.

Shumica e banorëve, por edhe shumica e shqiptarëve do e merrnin personale dhe do mërziteshin. Do fillonte padyshim një debat nga asgjëja siç ndodh shpesh, por Beniada me një sens autoironie di të sheshojë shumë mirë marrëdhëniet duke mos lejuar askënd “t’i vendosë këmbët në kokë.” Brava Beniada. SHIKO VIDEON KETU

Beniada është banorja më pozitive dhe e qeshur e këtij “Big Brother” e cila i ka surprizuar të gjithë me karakterin dhe sensin e saj të humorit.

Beniada Nishani tregon historinë e dashurisë me futbollistin: U ndamë pas 7  vitesh lidhje...

MË TË LEXUARAT

To Top