Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë zgjedhur t’i kalojnë në Londër ditët e para të vitit 2021, bashkë me vajzën e tyre, Ajka.
Këngëtarja ka ndarë disa momente nga pushimet e saj përmes fotove në Instagram, por fotot më të veçanta janë ato me një nga këngëtarët më të mirë britanikë, Sam Smith.
“Një ditë e bukur dhe u surprizova që takova një nga këngëtarët e mi të preferuar”, -e ka mbishkruar Xhensila galerinë e fotove, ku ka pozuar vetëm me Sam, si dhe me të dhe Besin e Ajkën.
Xhensila nuk ka dhënë detaje se si e ka takuar dhe çfarë bisedash ka shkëmbyer me Sam, megjithatë duket qartë se ky takim e ka emocionuar pafund.