Rozë

”Më ka ngecur hala e peshkut në fyt”/ Marina Vjollca pyet si i bëhet në këto raste

Moderatorja Marina Vjollca i ka ndodhur një problem shëndetësore, teksa po konsumonte ushqim.Në një postim në InstaStory ajo ka treguar se i ka ngecur një halë peshku në fyt, teksa kërkon dhe këshillat e ndjekësve ku shkruan:

“Çfarë të bëj kur ngec hala peshkut në fyt? Help!” Në postimin e radhës, Marina ka publikuar përgjigjet e ndjekësve të cilët pjesa më e madhe e këshillojnë që të hajë tul buke thatë.

Por duket se as kjo “kurë popullore” nuk ka funksionuar. “Mbarova një bukë të tërë e s’funksionojë,”-shkruan moderatorja krahas përgjigjeve nga ndjekësit.

Marina Vjollca zbuloi se fundmi se sapo kishte kaluar Covid-19. Moderatorja ka zbuluar më shumë detaje lidhur me këto ditë që ka kaluar i izoluar në shtëpi. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë simptomash ka kaluar, moderatorja është përgjigjur:

“Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata 38-39.”, ka shkruar Marina. Ajo gjithashtu ka zbuluar se dhe e bija disa muajshe, Marget është prekur nga virusi dhe se kanë qëndruar bashkë në izolim.

“Po na zuri të dyjave bashkë, e kjemi qenë të mbyllura deri sot në mëngjes”. Më pas, ajo shtoi se u kujdes vetë për të bijën pasi nuk donte të rrezikonte asnjë pjestëtar tjetër të familjes.

MË TË LEXUARAT

To Top