Lajme

Me lot në sy gati e tha, Presidenti i Ukrainës kritikon Gjermaninë: Ju jeni ende të gatshëm të bëni biznes me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin, shkruan BBC.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre ishte shumë e vonë për ti dhënë fund lu ftës”.

“Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?” Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë në lidhje me interesat e vendit për të bërë biznes në Rusi.

“Ju ende jeni të gatshëm të vazhdoni të bëni biznes me Rusinë dhe pse tani jemi në mes të lu ftës së ftohtë,” tha Zelesnky.

“Dhe ju nuk e keni kuptuar ende këtë gjë. Ju ende po mbroni veten duke qëndruar pas një muri që po ju pengon të shihni atë që po kalojmë ne.” Ai përfundoi fjalimin duke i bërë thirrje Gjermanisë që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve.

MË TË LEXUARAT

To Top