Është liruar gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, një ditë pasi protestoi në transmetim live, kundër lu ftës në Ukrainë.
Ajo është gjo bitur me 30,000 rubla (280 dollarë) nga një gjykatë ruse. Marina Ovsyannikova, redaktore në televizionin rus Channel One, protestoi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të lajmeve mbrëmjen e të hënës, duke mbajtur në duar një tabelë me mbishkrime kundër pus htimit rus të Ukrainës dhe duke thirrur “ndaloni luftën”.
Shqetësimet për sigurinë e gazetares u ngritën shpejt pasi një avokat i të drejtave të njeriut tha se fati i saj nuk dihej, pasi nuk kishin informacione prej disa orësh. Megjithatë, një foto u shfaq të martën pasdite ku dukej gazetarja Ovsyannikova me avokatin e saj.
Marina Ovsyannikova u urdhërua të paguante gj obën pas një seance gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme.
Megjithatë, ka dyshime se ndaj Ovsyannikova do të ngrihen edhe akuza shtesë. Agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi të hënën, duke cituar një burim anonim, se Komiteti Hetimor Rus kishte nisur një hetim paraprak për gazetaren.
“Ishte qëmdrimi im kundër luftës. Këtë vendim e mora vetë, sepse nuk më pëlqen që Rusia të fillojë këtë pushtim. Ishte vërtet e tmerrshme,” tha Ovsyannikova për BBC pas seancës.
Ajo u tha gazetarëve se kishte dy ditë që nuk flinte dhe se ishte marrë në pyetje për më shumë se 14 orë.