Festat janë periudha më e bukur e vitit, por ndonjëherë janë reflektim për njerëzit që do donit të kishit pranë. Aktorja e njohur Rudina Dembacaj është pyetur nga ndjekësit e saj se kush i mungon më shumë gjatë festave.
Ajo ka ndarë një foto të babait të saj në Instastory ku shkruan: “Babi im, më dogji malli”.
Babai i moderatores dhe aktores u nda nga jeta vitin e kaluar, pas një lufte të gjatë me një sëmundje dhe Rudina ka treguar se ka qenë çdo moment pranë tij, duke shpresuar deri në fund që ai të bëhej më mirë.