Lajme

Më në fun jepet lajmi i mirë për shqiptarët që po heqin zi në Kakavijë: Ja çfarë do ndodhë tani…

Pas bisedimeve të gjata me palën greke përgjatë këtyre ditëve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se është arritur mirëkuptimi, që pika kufitare e Kakavijës të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

‘Kufiri do qëndrojë i hapur gjatë natës’/ Ministria e Jashtme jep njoftimin

Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme duke vijuar me të njëjtat ritme intensive të testimit dhe kalimit të shtetasve të mbetur në rradhë në Kakavijë, deri nesër, e diel, dt.16 gusht 2020, ora 22:00.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor.

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Luan Rama reagon pas situatës kaotike në Kakavijë: Qeveria ...

MË TË LEXUARAT

To Top