Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për t’u ulur në një tryezë të përbashkët pas tensioneve në Mesdheun Lindor.
Në nje deklaratë, thuhej se Stoltenberg kishte biseduar me Erdogan dhe Mitsotakis dhe është vendosur ulja në tavolinë për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes dy palëve.
“Pas diskutimeve me liderët në Greqi dhe Turqi, dy aleatët kanë pranuar që të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të vendosur mekanizmin për ç’tensionuar ko nfliktin us htarak dhe për të reduktuar rrezi kun e incidenteve apo aksidente në Mesdheun Lindor. Greqia dhe Turqia janë aleatë me vlera dhe NATO është një platformë e rëndësishme për konsultime për të gjitha çështjet që ndikojnë në sigurinë tonë të përbashkët”, thuhej në deklaratën e NATO-s.