Reperi, Don Phenom dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të pare. Lajmin e ka konfirmuar shtatzëninë vetë bukuroshja, Anxhi Dema.
Ajo ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur në Instagram. Anxhi ka pozuar përpara pasqyrës dhe duket se po shkon drejt muajve të fundit të shtatzënisë.
“Shtatzëninë tjetër dua të jem babai. E lodhur”- shkruan ajo krahas pozës. Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa në muajin prill të këtij viti Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.