Rozë

Me parashikimin Ronaldo çudit: Këta mendoj se shkojnë në finale, por Kiara nuk shkon

Edhe pse nuk qëndroi shumë në “Big Brother Vip Albania”, moderatori Ronaldo Sharka mori mjaft vëmendje me lojën e tij. Pas daljes, Ronaldo është aktiv në rrjetet e tij sociale dhe në intervista. Së fundmi, moderatori ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, për të folur rreth reality-show-t dhe dinamikave të lojës.

Ai foli në lidhje me finalen duke thënë se tre finalistët do të jenë Olta, Luizi, Maestro, ndërsa tha se është në dyshime për të katërtin, por do të donte Valbonën.

“Unë jam në dilemë për të 4-tin. 3 finalistët janë Maestro, Olta dhe Luizi. Maestro ka qenë shumë herë në nominim sepse nuk i njihte fillimisht shumë njerëzit, por ai është zbulim i atij Big Brother. Në gjuhën popullore themi se ai është “sku th” po në lojë është shumë mirë. Unë personalisht do doja të shikoja Bonën. Na ka dhuruar tërë këto video shumë, edhe aty ka sjell frymë tjetër. Por Luizi e ka fituar.” u shpreh Ronaldo Sharka.

Pak ditë më parë, Ronaldo ka ndarë një video në profilin e tij në Instagram ku shfaqet i përlotur, duke dhënë mesazhin që nuk e dëgjojmë shpesh nga personazhe të njohur: Është shumë në rregull të mos jesh mirë!

Ronaldo e ka shoqëruar me një shkrim të gjatë i cili thotë: “Kam qenë në dilemë nëse gjëra të tilla duhen postuar apo jo në rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerëzit që dalim në ekran dhe në rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mirë. Edhe? Ja u a them unë! Edhe ju qe jeni duke kaluar gjëra në jetë, si gjithmonë. Fundja jeta keshtu është, është shume ok të mos jesh mirë!

MË TË LEXUARAT

To Top