Rozë

Më shumë se pas një viti Elvana Gjata tregon se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Alketa Vejsiut: E lexova dhe thashë lëre fare





E ftuar në ‘’NIN’’ mes shumë gjërave të tjera Elvana Gjata foli edhe për lajmet që shkruhen për të e duke veçuar një që kishte të bënte me ‘’hatërmbetjen’’ mes saj dhe Alketa Vejsiut.

E pabesueshme! Alketa Vejsiu pranon hapur manipulimin e fituesit të RTSH:  Vjedhja e vitit, peticion të marrë çmimin Elvana – Dosja AL

Bëhet fjalë për kohën pas Festivalit të Këngës ku Elvana doli e dyta dhe mori urime të shumta mes tyre edhe dy nga Alketa.

Këngëtarja e injoroi prezantuesen duke mos ia kthyer mesazhet dhe kjo u përfol gjatë në media por nuk u sqarua kurrë nga vetë Elvana. .

“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”- i shkroi Alketa, e cila mori thjesht një ‘seen’. Pyetur nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, ndër të tjera këngëtarja shqiptare përmendi atë që kishte të bënte me këtë rast ,“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja.

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me moderatoren, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar. “Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “

Arsyeja e kësaj hatërmbetjeje mendohet të jetë “Festivali i Këngës”, ku Alketa dhe Vera Grabocka u faj ësuan për pikët minimale që i vendosën Elvanës, duke sjellë kështu edhe ‘humbjen’ e saj dhe fitoren e Arilena Arës.

Gjatë kësaj interviste, këngëtarja u shpreh se më e rëndësishme për të është fakti që publiku e shpalli fituese absolute dhe pavarëisht pozicionimit të saj në vend të dytë Elvana nuk do ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.





MË TË LEXUARAT

To Top