Rozë

Me talentin e saj ia doli të shkonte deri në Kinë, e kujtoni se cila është kjo aktore shqiptare?

Eglantina Kume është një nga protagonistet e filmit “Ngadhënjim mbi vde kj en”, i xhiruar në vitin 1967 nga regjisorët Piro Milkani dhe Gëzim Erebara. Filmi që u kushtohej dy dëshmoreve gjirokastrite u hoq shumë shpejt nga repertori i kinemave, ndërsa jehona e tij vazhdoi shumë më gjatë edhe në … Kinë.

Regjisorëve Pirro Milkani dhe Gëzim Erebara iu duhej një vajzë e re, e thjeshtë dhe e pafajshme për rolin e Mira Koranit, e cila mishëronte hero inën Bule Naipi. Eglantina i rikthehet përsëri 1967-s, vitit të saj me fat. “Isha një nga 12 konkurrentet për protagonisten.

“Në fakt unë dija diçka për pritjen e këtij filmi në Kinë. Bashkëshorti im, Fatmiri, i cili kishte udhëtuar si instrumentist në disa qytete në vitin 1969 më kishte treguar për suksesin e “Ngadhënjimit””.

Në kinematë kineze në atë kohë shfaqeshin vetëm tre filma kinezë dhe tre shqiptarë. Portreti i Mirës ndodhej në fasadat e ndërtesave të mëdha. “Në aeroport më pritën shumë ngrohtë”, kujton Mira, që ka udhëtuar me të birin Helion.

Grupi i xhirimit nisi menjëherë punën. Ishim gjatë gjithë kohës së bashku, edhe kur më ftonin në emisione të ndryshme radiotelevizive. Ndjeja respektin e plot njerëzve, jo vetëm intelektualë, por edhe qytetarëve të brezit tim, të cilët më shtrëngonin dorën apo më kërkonin një autograf. Më rikthyen dinjitetin e munguar të kohës së komunizmit në Shqipëri”, shprehet Egla.

MË TË LEXUARAT

To Top