Olsi Bylyku njihet për humorin e tij dhe batutat që bën në programin “Zemër Luana”. Ai së fundmi, gjatë një loje për programin, ka zbuluar bashkëpunimin më të mirë dhe më të dobët sipas tij.
Aktori dhe këngëtari ka thënë se bashkëpunimi më i dobët ka qenë me Eni Koçin, që sipas tij ka qenë një dështim total, ndërsa bashkëpunimi me Eglin, partneren e tij e ka lënë pa fjalë, duke e quajtur si më të mirin.
Nga ana tjetër, Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një cift mjaft i komentuar edhe i dashur për publikun. Ata kanë folur më herët për marrëdhënien e tyre dhe kanë treguar për fillimet e tyre.
Egli si fillim tregoi se ka qenë fanse e Olsit, me rolet e tij në “Portokalli”, e sidomos me rolin si “Kimikati”.
Olsi nga ana tjetër u shpreh se ka patur shumë interes për ta njohur Eglin por tha me shaka se i është dashur tetë muaj për ta bërë për vete.
“Mendojnë se ne që jemi të famshëm, na kthejnë përgjigje direkt gocat. Kam ndenjur tetë muaj. Çfarë ka kaluar ky shpirt”- u shpreh Olsi.
“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi”- tregoi Egli nga ana tjetër.