Rozë

”Më thoshin të gjithë t’i do bëhesh me çun”/ Ilda Bejleri: Mbeta pak si pikëpyetje kur thanë është vajzë

Ilda Bejleri ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku foli për herë të parë për periudhën e shtatzënisë dhe mëmësinë. Moderatorja tregoi se kishte menduar që do të bëhej me djalë, por të pasurit vajzë është gjithashtu një bekim për të.

'Kur mësova që prisja vajzë, ngela si pikëpyetje',

Ajo zbuloi se kishte bërë shumë teste për t’u siguruar rreth shtatzënisë, e cila ka qenë një periudhë shumë e bukur për të.

“Kam bërë shtatë-tetë teste për t’u siguria që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje.

Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtetë janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj veten jetën pa ty. Vajzat gjithmonë gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale mendoj unë, për të gjithë familjen”, u shpreh Ilda.

'Kur mësova që prisja vajzë, ngela si pikëpyetje',

MË TË LEXUARAT

To Top