Jonida Vokshi u komentua shumë për format e saj trupore pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Emit. Menjëherë pas lindjes së vogëlushes, aktorja u shfaq në superformë, duke i befasur të gjithë.
Gjatë një interviste, ajo zbuloi se gjatë shtatzënisë arriti të shtojë vetëm 5-6 kile dhe kjo duke u ushqyer shëndetshëm si edhe duke bërë aktivitet fizik në këshillim me mjeken e saj.
“As unë nuk e prisja. Fati im i parë ishte që jam marrë shumë me stërvitje përpara se të mbetesha shtatzënë. Kam pasur një periudhë shumë intestive që jam marrë me stërvitje.
Isha me një fizik shumë të mirë në momentin që mbeta shtatzënë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzënë, një ndër ditët më të lumturua të jetës sime, nuk kam menduar në asnjë moment për fizikun tim.
Kurrë nuk ka qenë parësor apo në synimet e mia që të ruaja një peshë gjatë apo pas shtatzënisë. Doja të shijoja gjithçka. Qëllimi i vetëm që kisha ishte shëndeti i Emit dhe i imi. U ushqeva në mënyrë të shëndetshme, sipas këshillave të mjekes për ti dhënë Emit dhe vetes sime vlera ushqyese.
Unë nuk mora peshë të tepërt, diku 6-7 kile që ishte pesha e vajzës. Kur u izoluam ecja në pistë në shtëpi të paktën tre herë në ditë, me këshillën e mjekes. Ajo më tha që duhet të ecja shumë.
Nëse ushqehesh shëndetshëm, nuk do të thotë që ti mendon për trupin tënd por të rrisësh një fëmijë të shëndetshëm dhe nëse bën aktivitet fizik, kjo më ndihmoja të vija shpejt në formë,”– tha Jonida Vokshi e ftuar në “Rudina”.