Arbri është shprehur i shqetësuar për komunikimin e Xheisarës, gjatë të cilën nuk mungojnë as kontaktet fizike.
“Jam i dashuruar dhe siç kam hyrë ashtu edhe do të dal. Prekjet e saj i kam bezdi, erdhi një moment që ia sqarova. Ishim ulur, më vuri dorën këtu, i thashë të lutem mos e bëj se s’më pëlqen ajo gjë. U nxeh, një ditë gati s’më foli, pastaj u sqaruam, në rregull tha, e kisha gabim”, tha ai.
Të njëjtën gjë e pranoi edhe Tani i cili shtoi: Ma ka bërë dhe mua, ma bën shpesh, më vjen zor t’ja them se e njoh.