Lajme

Me zërin e ngjirur dhe sytë e mbushur me lot, Presidenti i Ukrainës jep mesazh: Duhet ta tregoni çfarë bën Rusia

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy bëri një paraqitje surprizë mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve Grammy në Las Vegas.

Me një zë të ngjirur ai iu bëri thirrje të gjithëve të tregonin mi zoritë ruse ndaj popullit ukrainas. Sipas Deadline , videoja është regjistruar në një strehë dy ditë më parë dhe ka “udhëtuar” në Las Vegas me një protokoll të posaçëm transporti, në mënyrë që të mos gjurmohej origjina e saj.

‘Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të p lagosurve në spitale. Edhe për ata që nuk dëgjojnë muzika përshkron gjithçka’ u shpreh Zellenskyy.

Ai tha se ‘kishte një ëndërr’ që ata që jetonin në qytetet e Ukrainës mund të ishin po aq të lirë sa interpretuesit në skenën e Grammys dhe e krahasoi push timin me një heshtje v dekjepru rëse që kë rcon të shuaj ëndërrat e popullit ukrainas përfshirë dhe fëmijët.

‘Mbusheni heshtjen me muzikën tuaj. Plotësoni atë sot për të treguar historinë tonë. Tregoni të vërtetën për lu ftën në rrjetet tuaja sociale, në TV, na përkrahni në çdo mënyrë që mundeni, por jo në heshtje. Dhe pastaj paqja do të vijë në të gjitha qytetet tona,” tha Zelensky ndërsa mbante veshur bluzën e tij tashmë të markës kaki.

Më pas John Legend i prezentuar nga Zelenskyy përformoi këngën e tij ‘Free’ në nderim të popullit të Ukrainës.

MË TË LEXUARAT

To Top