Rozë

Mediat spanjolle shkruajnë për gruan e Edi Ramës dhe veshjet e saj: Ishte një zonjë e veshur…

Gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Edi Rama dhe zonjës së tij Linda Rama në Spanjë, krahas axhendës zyrtare, mediat spanjolle i kanë kushtuar disa artikuj edhe veshjes së Zonjës së Parë të Shqipërisë. Gazeta dhe revista spanjolle kanë komentuar veshjet e disa prej bashkëshorteve të liderve të samitit të NATO-s dhe duket se zonja Rama ka qenë ndër ato që kanë tërhequr vëmendjen sa i përket stilit të veshjes.

“Linda Rama, zonja chic”; është quajtur në një prej tabloidëve bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, teksa në një prej takimeve të axhendës Linda kishte zgjedhur si ‘outfit’ një këmishë të bardhë në stil romantik dhe fund të zi me detaje të bardha.

Mandej edhe në vizitat e tjera, ku njëra prej të cilave ishte e drejtuar nga mbretëresha e Spanjës Letizia, në të cilën Zonja e Parë e Shqipërisë zgjodhi komoditetin e një kaftani të bardhë të madh dhe kapele për t’u mbrojtur nga dielli, apo në një tjetër vizitë ku u shfaq e veshur e gjitha në të zeza, me fund plise dhe xhakete sportive të kadifejtë, zonja Rama është cilësuar si një ndër zonjat me stilin më origjinal ndër zonjat e Samitit.

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama u ndodhën për një vizitë zyrtare në Spanjë ku morën pjesë në punimet e Samitit të NATO-s që u zhvillua më 29 dhe 30 qershor në Madrid.

MË TË LEXUARAT

To Top