Javën e shkuar Megi Pojani u shpall gjysmëfinalistja e parë e “Dancing With the Stars” duke hapur shumë diskutim në rrjet. Kudo është bërë virale mimika e Kledi Kadiut kur u tha emri i aktores, një mimikë që pasqyron zhgënjim.
Pikërisht kjo u diskutua mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit. “Ma kanë dërguar të gjithë në Instagram. Më kanë thënë “e pe reagimin e Kledit.” Ju kam thënë të gjithëve t urp t’ju vijë! Tu rp t’ju vijë që doni të më vendosni mua kundër Kledit dhe Kledin kundër meje. Kledi është shumë serioz dhe shumë profesionist dhe k urrë nuk do ta bënte. Ai me siguri ka pasur një shqetësim të tij dhe e ka reflektuar në mimikë. Të gjithëve mund të na ndodhi”, u shpreh Megi.
Ndërkohë konkurrentët e tjerë janë të mendimit se juria, konkretisht Kledi, ka preferenca.
Salsano: Mbase ka pritur dikë tjetër, atë që mendonte se do kalonte në gjysmëfinale. Por ai duhet të jetë i ftohtë në këtë pikë. Kledi ndonjëherë ka gjykime të pabaza.
Sara: Mendoj se juria ka preferenca. Duket shumë hapur, reagojnë në momente të caktuara dhe mendoj se një juri nuk duhet ta japë aq shumë mërzitjen ose gëzimin.
Arditi: Më bën përshtypje pse bëjnë fytyra të mërzitura pse doli njëri, pse doli tjetri, kur më fal…pikët i dhatë ju! Doli Megi sepse e votuat, shumë e thjeshtë. Pse ka reagime? Kledi në këtë aspekt ka shprehur preferencën e tij, e cila nuk doli. Por nuk ka pse të mërzitet pse publiku ka një preferencë, Kledi ka një preferencë tjetër.