Teksa publikohet libri i saj i ri mbi origjinën e universit, shkencëtarja shqiptaro-amerikane shpjegon sesi puna e saj në teorinë e multiverseve ndikoi në Stephen Hawking dhe sesi sundimi to talitar i dha formë urisë së saj për dije.
Laura Mersini-Houghton u lind në Shqipëri dhe u rrit nën një regjim to talitar komu nist i cili, deri në rënien e tij në 1991.
E ndikuar nga babai i saj, Nexhat Mersini, i cili ishte një matematikan, ajo zhvilloi një interes të madh për fizikën. Në vitin 1994, fitoi një bursë Fulbright për të studiuar në SHBA.
Libri i saj i parë, Para Big Bengut , përshkruan përpjekjen e saj për të ndriçuar origjinën e universit tonë dhe për të provuar se ne jemi një nga shumë universet në një multiverse shumë më të gjerë.
Mersini-Houghton tani është profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill. Por, aktualisht ndodhet në Kembrixh, Angli, ku kalon kohë çdo verë duke bërë kërkime.
Si i dha formë të menduarit jeta në një shoqëri të mbyllur?
Mendoj se inkurajoi një dashuri më të madhe për lirinë dhe dijen – sa herë që të ndalohet të mësosh për një vend përtej, kjo të bën vetëm më kurioz. Gjithashtu, për shkak të realitetit shumë të zymtë të Shqipërisë, ne kishim pak shpërqendrime, kështu që njerëzit ishin më të etur për dije sesa unë tani në perëndim. Gjithashtu, ekziston një mendje e vetme e dëshirës për të gjetur përgjigjen dhe të mos jesh i impresionuar vërtet nga filozofia dominuese e fushës në atë kohë.
Ju shkruani se fillimi i këtij shekulli ishte një kohë e mirë për të hyrë në fushën e kozmologjisë. Pse?
Sepse njohuritë kishin avancuar, dhe për herë të parë ne mund të bënim ato pyetje të mëdha që më magjepsnin si fëmijë. Kishte dy gjetje të mëdha që vërtet e nxitën atë kuriozitet. Në vitin 1998, një grup astronomësh të supernovës zbuluan se ka energji të errët në univers, dhe në fakt është komponenti dominues – dhe kjo është saktësisht e njëjta lloj energjie si ajo që ekzistonte në kohën e Big Bengut.
Përbërësi tjetër ishin gjetjet teorike në teorinë e fijeve. Tani, teoria e fijeve u krijua për të përmbushur ëndrrën e përjetshme të Ajnshtajnit për një univers të vetëm të shpjeguar nga teoria e gjithçkaje. Por rreth vitit 2004, teoria e fijeve përfundoi me një peizazh të tërë me shumë energji të mundshme që mund të fillonin universe si yni.
Burimi: The Guardian/ Marrë nga: Revista Ora.