Në serial shfaqen mes luksit, veshje firmë, makina të shtrenjta, vila, para, por realiteti i aktoreve që luajnë rolet e Merves, Pelinit, Arzus dhe Ojas është shumë ndryshe.
Le ta nisim me Merven e cila mbahet si Mbretëresha e lagjes së pasur ku jetojnë personazhet e këtij seriali. Ajo njihet për jetën e luksit dhe maninë për t’i pasur të gjitha për vete, por në jetën reale Merve nuk është aspak kështu.
Aktorja Aslihan Gurbuz që luan rolin e Merves, në realitet nuk jeton në një lagje të pasur, përkundrazi ajo është zhvendosur të jetojë në fshat.
Atë e sheh shpesh të pozojë mes lëndinave, me kafshët, duke mbledhur fruta majë pemës e veprime të tjera që një femër si Merve s’do i bënte kurrë.