Rozë

Mënyra si u soll Kejvina ndaj Luizit, shqiptarët i bëjnë namin/ Ja çfarë i kanë bërë në rrjetet sociale

Një debat aspak normal ndodhi disa ditë më parë në “Big Brother VIP” mes Kejvina Kthellës dhe Luiz Ejllit. Gjërat mes tyre agr avuan në ofendime nga të dyja palët duke marrë edhe paralajmërime nga produksioni.

Mirëpo, një deklaratë e bërë nga Kejvina është ajo që ka irrituar shumë njerëzit. Përveçse i tha Luizi se nuk meriton as të marrë frymë, ajo i ka përmendur edhe të atin e ndjerë. Një deklaratë që me të drejtë ka mërzitur të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe që kalon çdo limit debati dhe loje.

“Mos harro se unë e kam babain gjallë, nuk më ka v dekur. Se je dhe pisanjos. Fle me këpucët te hunda, me çorape. Nuk më intereson fare.

Nuk ka shans jo Luizi por 100 Luiza bashkë. Të jem jo në tv, por në qiell. Tipat si ky mua më mbajnë çantat jashtë”, u shpreh Kejvina.

Në shenjë proteste shumë njerëz kanë nisur ta heqin Kejvinën në rrjetet sociale, duke e bll okuar, reportuar, apo mos e ndjekur më. Nga një vëzhgim i thjeshtë në profilin e modeles Kejvina Kthella pas debatit deri sot ajo ka humbur të paktën 16 mijë ndjekës.

Kujtojmë se ditën e sotme është publikuar në rrjet momenti kur modelja Kejvina Kthella ka gjuajtur me shpullë gjatë spektaklit ” Prime” banorin tjetër të shtëpisë, Luiz Ejllin.

Në videon e publikuar shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe g odet me shpullë këngëtarin.

MË TË LEXUARAT

To Top