Lajme

Merr fund vapa në vendin tonë, ja sa gradë do të ulen temperaturat dhe a do të ketë reshje shiu

Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm por që pasdite vranësirat do të shtohen duke bërë që ditën e mërkurë i gjithë vendi të përfshihet nga reshjet.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm . Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C deri në 31°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

MË TË LEXUARAT

To Top