Lajme

Mes Tirane jetojnë por kanë 20 vite që nuk u shkon pikë uji në shtëpi, rrëqethin banorët: Na gënjejnë për votat dhe pastaj…

Lagjia “Shkretë” në periferi të Kombinatit prej vitesh vuajnë mungesën e ujit në çezmat e tyre.

Tiranë; Vijojnë problematikat e furnizimit me ujë – RTSH-Radio Televizioni Shqiptar

Njëri nga banorët thotë se kjo situatë ka që në vitin ’96. Zgjidhjen e kanë gjetur vetë, dikush me puse e dikush me bote.

Thonë se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë ujë, e ndaj shpesh herë dhe kursejnë. Në Bashki e kanë ngritur si shqetësim, por ende asnjë zgjidhje.

Të vetmen shpresë se një ditë mund të kenë ujë është në fushatë elektorale, por më pas askush nuk kujtohet për to. Njëri nga banorët thotë se nëse nuk do të kenë ujë, familja e tij do të bojkotojë dhe zgjedhjet. Thirrja e tyre shkon për ujë.

Në lagjen “Shkretë” janë më shumë se 20 familje që prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm edhe pse e kanë një problem prej vitesh.

Defekt i rëndë në linjën e Bovillës, Tirana pa ujë – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top