Lajme

Meta i nis mesazh Ramës: Unë të bie vetë ty, nuk kam nevojë të porosis njeri

Me tone tepër të ashpra i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë Ilir Meta, gjatë një deklarate për media sot nga takimi me strukturat e partisë.

“Unë i bie vetë atij me kënaqësi”, u shpreh Meta, duke thënë se jeta i ka mësuar që “t’i bie vetë njeriut më të fo rtë”. “S’kam nevojë të porosis, nuk jam nga ajo kategori që porosit këtej e andej”, u shpreh më tej Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës: Edhe ai e di, që unë këtë e kam mësuar nga Pazari i Ri. Unë i bie më të fortit, ky nuk është më i forti.

Por ky bën si më i forti. Unë i bie më të fortit, edhe e këpus në mes. Dhe t’i duket ai Erioni i Kolonjës, t’i duket gjigant kur të bie atje.

Edhe unë i bie vetë, nuk kam nevojë as të porosis as kështu. S’jam nga këto kategori që porosisin këtej e andej. I bie vetë dhe me kënaqësinë më të madhe.

I bie në emër të populit të Shqipërisë. Në emër të vuajtjeve dhe sakri ficave, të pabesive që ka përjetuar prej 20 vitesh.

MË TË LEXUARAT

To Top