Kjo javë do të jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët. Lajda Porja tregoi se nga sot do të kemi kryesisht kthjellime dhe temperaturat do të arrijnë maksimumin ditën e premte.
“Në fakt duke qenë se edhe sot do të jetë dita e fundit ku mëngjeset janë të freskëta dhe në zona malore temperaturat janë 7 apo 8 gradë, parashikohet që termometri të ngjitet jo më shumë se 25 apo 26 gradë. Ndërkohë bregdeti është në vlerën 15 deri në 17 gradë. Maksimale pritet të ngjitet deri në 30 gradë. E gjithë vija bregdetare sot do të luhatet nga 28 deri në jo më shumë se 30 gradë.
Maksimalja në rang territori do të shënohen në qarkun e Beratit ku priten temperatura maksimale deri në 31 gradë. Duke vijuar që nga sot do të ketë ndryshim të vlerave termike. Do të ketë rritje të temperaturave që nga e marta deri ditën e premte duke kulmuar të premten temperatura shumë të larta për shkak se aktivizohen masa ajrore me origjinë afrikane të cilat epiqendrën në fakt do ta kenë në brigjet greke.
Megjithatë temperatura të larta do të përjetojnë Italia jugore, Shqipëria, Maqedonia e veriut ku termometri do të ngjitet në 37 apo 38 gradë”, u shpreh sinoptikania. Porja tha se ditët e nxehta do të zgjasin nga e marta deri të premten, ndërsa fundjava do të sjellë normalitet të temperaturave.
“Këto ditë të nxehta do të zgjasin nga e marta deri të premten. Sërish fundjava do të sjellë ndryshime duke sjellë rënie të temperaturave në normalitet të tyre në 33 gradë si dhe do të kemi rishfaqje të reshjeve”, u shpreh Porja.