Kur bëhet fjalë për flokët, çdo femër do t’i donte ato t’i kishte të përkryera: të buta, të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Sigurisht, kujdesi në mënyrën e duhur dhe të vazhdueshme është e vetmja mënyrë për t’i bërë ato të duken gjithmonë bukur. Trajtimet me përbërës natyralë do të mbeten gjithmonë zgjidhja më e mirë. Ka një metodë të vjetër që u jep flokëve shkëlqim, butësi dhe i bën të menaxhueshëm në çdo kohë. Ky përbërës është padyshim pjesë e kuzhinës tuaj, kështu që nuk do t’ju duhet të shpenzoni kohë apo para për ta gjetur. Kjo metodë u përshtatet të gjitha llojeve të flokut.
Për këtë ju duhet vetëm:
1 gotë ujë
2 lugë gjelle çaj i zi (pluhur)
Udhëzime:
Hidhni ujin dhe çajin e zi pluhur në një enë. Vendoseni në zjarr të ziejë për 5-10 minuta. Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet. Transferojeni në një shishe spraji dhe është gati për ta përdorur. Ju mund ta ruani atë deri në një javë në ngrirje. Krihini flokët mirë dhe spërkatini me çajin e zi. Masazhojini flokët ngadalë dhe lërini të thahen. Më pas lajini ato. Pas disa minutash do të shihni që flokët tuaj do të shkëlqejnë dhe do të jenë shumë të butë. Këtë mund ta bëni këtë disa herë rresht derisa floku të bëhet lehtësisht i menaxhueshëm.