Rozë

Mevlani u lidh me Antonelën tani? Ledjana reagon: Boll më më lini mua të qetë





Aristela dhe Mevlani u bënë kryefjala e mediave rozë disa ditë më parë pasi u shfaqën në një foto bashkë në shtrat, ku ish-konkurrenti mbështeste kokën në prehërin e saj. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të aludonin për një lidhje mes dyshes. Pas fotos, Ledjana publikoi një video në InstaStory ku këndonte disa vargje të këngës “Cali” të Rina Balaj që u interpretuan si thumb ndaj Mevlanit.

“Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhej në tekst. Portalet e nënkuptuan këtë si një dedikim ndaj ish-konkurrentit dhe kjo e ka revoltuar shumë Ledjanën.

Ajo ka reaguar sot ashpër përmes një statusi në rrjetin social ku thekson se Mevlani është një person “i ikur me kohë” për të.

“Këngët dhe storyt që postoj nuk janë dedikim për askënd, aq më pak për persona që për mua janë të ikur me kohë. Më lini të qetë njerëz, e mos më bëni tag në asnjë këngë pa lidhje!”, shkruan ajo.





MË TË LEXUARAT

To Top