Banorja e re, Jori ka bërë që Luizi dhe Kiara të hapen më shumë për marrëdhënien e tyre. Teksa Kiara, po grimohej, Luizi dhe Jori po i qëndronin pranë dhe në një moment çifti i tregoi Jorit se ata zihen shumë.
Jori mendoi se ata e mbyllin më vonë me paqe duke nënkuptuar marrëdhënien in time, por Luizi i tha se atë moment e kanë lënë për jashtë.
Luizi u shpreh se nuk ia ka kërkuar ku rrë Kiarës të kryejnë marrëdhënie brenda shtëpisë pasi e sheh si gjë të shenjtë, edhe pse është diçka që e mendon ndërsa Kiara tha se nuk do e bënte kurrë dhe e kontrollon veten.
Biseda mes tyre:
Jori: Do bëni paqe pastaj, paqe siç duhet
Luizi: Jo, ka kamera gjithkund. Plus që unë atë gjë e kam shumë të shenjtë
Kiara: Ajo është një gjë që nuk bëhet, kurrë, ta di se vd es
Luizi: As bëhet, as mendohet…për ta menduar e mendoj 24 orë
Jori: Në kokën tënde Luiz i ke bërë të gjitha
Luizi: Ka ardhur një pikë që s’mban më. Sa më prek më dridhet trupi. Femrat kanë më vetëkontroll. Kështu tha dhe Kiara deri në një farë pike.
Kiara: Jo unë kam vetëkontroll realisht. Mundohem ta heq mendjen
Luizi: Vjen darka…
Jori: Prandaj s’flini bashkë ju
Luizi: Jo s’ka lidhje, nuk flemë bashkë se unë gërrhas shumë, kjo e ka gjumin e lehtë. Pastaj sesi më duket të flemë. Unë kur flej, dua ta konkretizoj. Ajo gjë do vijë natyrshëm, por jo këtu.