Leximi

Mijëra shqiptarë janë shëruar aty dhe janë bërë mrekulli të mëdha/ Ja kush e ndërtoi Kishën e Laçit në atë terren të thepisur dhe vështirë: Iu luta Zotit!

Nga shekulli XIII, kur u ngrit shenjtërorja e parë e Shëna Ndout në Laç e deri në vitin 1967, kur u rrënua, kaluan shekuj, jo vite.

Pse Kisha e Laçit quhet vendi i mrekullive, ja ç'duhet të dini | GoPro Shkodra

E u duk se do të kalonin përsëri shekuj, e jo vite, në pritje që të ngrihej përsëri në këmbë streha shqiptare e Shenjtit të Padovës, që këtu thirret i Laçit. E kështu deri në vitin 1991, kur ndodhi një mrekulli e dyfishtë, e pashkruar.

Pikërisht në këtë vit, ndërmjet shtegtarëve, që nuk kishin pushuar kurrë së ngjituri, te kodra e rrëpirët të Laçit, u duk një frat i huaj, italian. Quhej Ernesto Caroli. Emër i njohur në mbarë botën, sepse themelues i Korit të famshëm Zecchino d’Oro të Antonianës së Bolonjës – po krejt i panjohur në Shqipëri. Kur makina, me të cilën udhëtonte, u ndal rrëzë kodrës, ai u ul.

I mati me sy dredhat e rrugës, që ngjitej drejt majës e kaloi gishtat nëpër kokrrat e rruzares, që e mbante në brez, lidhur për konopin e bardhë françeskan. “Ngjitemi – i tha italisht atë Robert Ashtës, asokohe rektor i rrënojave të Shenjtërores, që e shoqëronte. Frati shqiptar u çudit pa masë, ngaqë e dinte se Atë Caroli ecte me shumë vështirësi edhe në korridoret e kuvendit. E i tha: – Thue mund të ngjitesh…

“Ngjitem, ngjitem – ia preu fjalën bashkëvëllau, që kishte ardhur pikërisht për të parë rrënojat e për të ringritur mbi Shenjtëroren e vjetër, të renë. E nisi të ecë mbas një karvani të gjatë, në ngjitje. Pa u ndaluar për asnjë çast. Derisa arritën në maje të kodrës, në shtëpinë shqiptare të Shëna Ndout. “Po çka ishte gjithë kjo mrekulli, që të dha forcë me u ngjitë deri këtu? – e pyeti i çuditur frati shqiptar, fratin italian. “Pikërisht mrekulli – ia ktheu tjetri. Ti u kujtove se po lutesha rrëzë kodrës. Domethënë, po bisedoja me Shëna Ndoun. Po nuk e di çka i thashë. I thashë, pra, gjysëm me shaka: “Më ndihmo të ngjitem në maje të kodrës sate me këmbët e mia, përndryshe nuk ta ndërtoj shenjtëroren….”. E detyrova, kështu, të ma bënte këtë mrekulli – tha i lum frati italian, që mezi po u besonte këmbëve të veta. E, natyrisht, e mbajti fjalën. Ia ndërtoi Shëna Ndout strehën, nën hije të së cilës vazhdojnë të arrijnë mijëra shtegtarë…..

Historitë e mrekullive të Kishës së Laçit – AktivPress

MË TË LEXUARAT

To Top