Në takimin romantik mes Mikelës dhe Brunos ndodhi edhe diçka që nuk pritej!
Bruno shprehu pëlqimin ndaj konkurrentes më te re të ‘PërPuthen’, Efit, ndërsa bisedonin për hyrjet e reja, dhe kjo deklaratë nuk e bëri të ndihej aspak mirë Mikelën!
“Mendoja që isha një nga pëlqimet e Brunos por doli që është Efi edhe këtu ska asgjë për të komentuar”, tha ajo në studio.
Pjesë nga biseda në takimin mes dyshes:
Mikela: Çfarë kërkon ti te femra jote?
Bruno: Të jetë e zonja e vetes. Besnike mbi të gjitha. Lakmia është një nga temat që gjithë njerëzit e vuajnë. Të kënaqet me atë që ka.
Mikela: Si tu dukën hyrjet e reja
Bruno: Duhen parë! Efi më pëlqeu!
Mikela: Unë jam më e mirë gjithsesi!
Bruno: Ke më ftohtë tani se u hape çik?!
Mikela: Jo kam ngrohtë tani!