Ajo është një nga personazhet publike me më pozitivitet që mund të ketë estrada shqiptare. Big Mama, është aq transparente sa kanë dashuri të gjithë për artisten.
Por, ajo gjithnjë e veçon një shokun e saj. Bëhet fjalë për fëmijën Andi Muharemi, siç dihet ai është fëmijë me aftësi të veçanta, “Down Syndrome”.
Dhe, ndaj tij këngëtarja gjithnjë ka treguar një mbështetje sikur të ishte fëmija i saj, e sot ai feston ditëlindjen.
Andi i bukur sot ka marë urime të shumta për ditën e tij e në mesin e tyre nuk mungoi as i Big Mamës. Ajo e ka uruar përmes një fotografie të postuar në InstaStory dhe një shkrimi mjaft të ndier.