I ftuar në RTV Ora, gazetari Milaim Zeka u shpreh se nëse i thotë Amerika të mos flejë me gruan, ai nuk do të flejë.
Ai tha se Amerika dhe BE-ja kanë investuar shumë në pavarësinë e Kosovës dhe në garantimin e sigurisë së vendit.
“Mua po më tha Amerika mos fli me gruan 3 ditë, unë 3 muaj nuk futem në krevatin e gruas. Këtë e bëj për sigurinë e fëmijëve të mi, për sigurinë nacionale, për hir të asaj që garant të sigurisë tonë kemi vetëm Amerikën. Amerika dhe BE-ja kanë investuar shumë në pavarësinë e Kosovës”.