Një gardërobë plot me rroba stilistësh dhe një jaht i ankoruar në Miami janë dhuratat e para që një djalë i porsalindur ka marrë.
Barrie Drewitt-Barloq, 52 vjeç, dhe i fejuari i tij Scott Hutchinson, 27 vjeç, mirëpritën djalin e tyre Romeo Tarquin më 12 gusht me anë të një gruaje surrogate.Të lumtur për lindjen e djalit, ata kanë shpenzuar miliona dollarë në dhurata.
Ne sapo shpenzuam 2.8 milionë dollarë në një jaht për Romeon dhe i vumë emrin e tij.N ë vend të lodrave, librave dhe pelenave të zakonshme për foshnje, baballarët e rinj blenë 34,6 mijë dollarë rroba të stilistëve dhe markave të njohura si Burberry, Versace, Dior, Tommy Hilfiger, Ralph Lauren.Dreëitt-Barlow, i cili është shfaqur në “Below Deck”, dhe ish-bashkëshorti i tij Tony Drewitt-Barloë, 56 vjeç, kanë një pasuri të përbashkët prej 204 milionë dollarësh, të cilën ata vazhdojnë ta ndajnë edhe pas ndarjes.Dyshja bënë histori në vitin 1999 si “baballarët” të parë të Britanisë që morën statusin “prindi një” dhe “prindi dy” në certifikatën e lindjes së fëmijëve të tyre në vend të “nënës” dhe “babait”. ”