Covid i ka marre jeten edhe një mësuesi nga qyteti i Fieri. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Ne një postim në Facebook ministrja shkruan:
“Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falenderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri”, shkruan ministrja Kushi.