Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Klosi n facebook, ku thotë se ka nisur trajtimin mjekësor dhe është karantinuar.
Më tej në shënimin e tij, Klosi bën apel për respektimin e të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes.