Kryeministri Rama paralajmëroi se do të kishte ndryshime të mëdha në qeveri, ndërsa ditën e sotme një nga ministret e qeverisë ka thënë nuk do të jetë pjesë e fushatëss ë ardhshme të PS.
Besa Shahini, një nga ministret më të përfolura të qeverisë Rama, e cila që prej vitit 2018 është në krye të Ministrisë së Arsimit do të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati.
Gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now” në Euronews Albania, ministrja tha se në fund të këtij mandati do të largohet nga Shqipëria dhe nuk do të përfshihet as në fushatën elektorale.
“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha Shahini.