Lajme

Ministrja e Turizmit: Asgjë nga ato që thuhet s’është e vërtëtë, turizmi po mban gjallë ekonominë shqiptare

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka publikuar disa të dhëna statistikore në lidhje me sektorin e turizmit duke e cilësuar ate si një ndër kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike të vendit gjatë këtij viti.

Ministrja e Financave: Mos shikoni çfarë flitet lartë e

Ibrahimaj thekson se biznesi pati një rritje me 23% gjatë periudhës maj-qershjor 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që kërkon nga qytetarët të mos shikojnë çfarë raportojnë mediat mbi problematikat që ka patur turizmi këtë vit.

“Këto shifra dhe jo perceptimet që përshfaqen lart e poshtë këto ditë, tregojnë qartë për ecurinë e këtij sektori të rëndësishëm, rritjen e konsumit dhe vlerën që turizmi ka në rimëkëmbjen e ekonomisë”, shkruan Ibrahimaj në Facebook.

VD-Eurobondi/ Delina Ibrahimaj: S'kemi ende një datë se kur do të dalim në  treg - Politike

MË TË LEXUARAT

To Top