Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka zbuluar se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.
Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dher kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.
“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë ins pektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime.
Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plalzheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.