Lajme

Ministrja shqiptare vazhdon me gafat: Ata që kanë aplikuar nuk kanë aplikuar

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njihet për “gafat” që bën gjatë fjalimeve të saj, madje në një intervistë ajo ka deklaruar se qesh dhe vetë kur i dëgjon ato.Lapsusi i radhës i saj ka qenë gjatë raportimit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, lidhur me projektet e bashkisë për fëmijët dhe të rinjtë.

Kandidatja e PS-së në Tiranë, Bora Muzhaqi: Do punoj çdo ditë me përkushtim për zgjidhjen e problematikave të biznesit e qytetarëve - ATSH -

Ministrja deklaroi se ‘ka aplikues që nuk kanë aplikuar’, por e kuptoi në kohë që u bë “lëmsh” dhe e korrigjoi lapsusin e saj.“Unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë.

Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë së Shkodrës së Lezhës.Njëri është një aplikues që po ndërton qendrën rinore dhe tjetri është aplikues që nuk ka aplikuar. Jo aplikues praktikisht”, u shpreh ministrja.Nuk është hera e parë që ministrja në fjalë bëhet pjesë e memeve dhe rrjeteve sociale për shkak të gafave të vazhdueshme që bën në konferenca të ndryshme.

Bora Muzhaqi, e diplomuar në Angli, pjesë e skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit - ATSH -

MË TË LEXUARAT

To Top