Ministrja Frida Krifca është shprehur këtë të martë se në Shqipëri janë mbjellë shumë rrënjë ulliri dhe rrjedhimisht ka mbiprodhim. Sipas ministres së Bujqësisë, nuk ka pasur planifikim dhe bujqit ndaj sot vendi është në vështirësi”.
Megjithatë, Krifca u shpreh se qeveria është duke punuar për një kuadër ligjor me Francën, pasi ky vend ka shprehur interes dhe gatishmëri për të fuqizuar këtë treg.
“Ne kemi një veprimtari të lartë, 20% e tij tregtohet si ulli dhe 80% përpunohet si vaj ulliri.
Kemi pasur një mbi mbjellje të rrënjëve të ullinjve, janë 10 milion rrënjë, janë mbjellë pa një planifikim të qartë dhe kjo sjellë mbiprodhim.
Herë pas here gjendemi përballë vështirësive të tilla, jemi duke punuar në kuadër ligjor dhe kemi kontakte me ministrin francez.
Kam shprehur gatishmërinë për të fuqizuar këtë treg”, është shprehur ministrja Frida Krifca në komunikimin për vendimet e Këshillit të Ministrave.