Lajme

Mira Rakacolli flet për situatën e Covid-19 në Shqipëri: Kjo po ndodh në spitale dhe nuk është aspak mirë…

Zëvendës-Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ka informuar qytetarët lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

A jemi të rrezikuar nga koronavirusi? Zv/ministrja e Shëndetësisë ...

Gjatë deklaratës për përditësimin e shifrave, Rakacolli tha se në javën e fundit situata paraqitet e qëndrueshme. Duke iu referuar të dhënave javore, ajo tha se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste.

Zv.ministrja theksoi se gjatë kësaj jave ka vijuar rritja e tes timeve bazuar në gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik dhe janë liçensuar edhe subjekte jopublike për testimin.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 34 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse”, nënvizoi Rakacolli.

141 pacientë të shtruar dhe 20 në terapi intensive/ Si paraqitet situata në spitale

MË TË LEXUARAT

To Top